KREN ka certifikuar Instuctional Designers te pare ne Kosove
- February 22, 2024
- 1 Koha e leximit
Njihuni me Larry Stapleton, i cili mban titullin Doktor I Filozofisë e që kemi nderin ta prezantojmë si pjesë e stafit akademik të Kolegjit Riinvest. Dr. Larry Stapleton ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master në Kolegjin Trinity në Dublin në Irlandë kurse ka doktoruar në Universtietin Nderkombetare te Irlandës, Cork.
Dr. Stapleton është një ekspert i njohur ndërkombëtarisht për sfidat organizative dhe menaxhuese që ndërlidhen me transformimin dixhital. Ai është themelues dhe drejtor i Qendrës INSYTE në Shkollën e Shkencave dhe Informatikës në Institutin e Teknologjisë Waterford në Irlandë, ku hulumtohen mënyrat se si sistemet dixhitale mund të shtojnë vlerë në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore. Si akademik i lartë ai ka qenë profesor në shumë institucione prestigjioze si Universiteti Teknik i Vjenës dhe Instituti i Bankave, Kolegji Universitar i Dublinit etj. Ai ka fituar pesë herë çmimin e pedagogut më të mirë ndërkombëtar në Universitetin Teknik të Vjenës.
Dr. Larry ka mbi 150 botime akademike duke punuar me qindra organizata, ka redaktuar 4 libra dhe shumë kapituj librash, ka kontribuar në dhjetëra raporte të qeverisë, rregullatorëve dhe BE-së. Është redaktor i revistës ndërkombëtare Artificial Intelligence and Society dhe pjesë e bordeve të tjera redaktuese të revistave dhe komiteteve ndërkombëtare . Ai gjithashtu drejton një praktikë të suksesshme konsulence të quajtur “Knew Futures”, ku klientët përfshijnë rregullatorët, Komisionin Evropian dhe organizata të tjera të sektorit privat dhe publik.
Në vitin 2020 ai u bë personi i parë irlandez që fitoi “Çmimin e Arritjeve të Shquara” të Federatës Ndërkombëtare të Automatizimit dhe Kontrollit (IFAC) për “performancë të jashtëzakonshme të qëndrueshme në pozitat kryesore drejtuese” në Kongresin Botëror në Berlin.