V L E R Ë
Engjëll Gashi, studenti i parë i diplomuar në programin MSc. Shkenca e të dhënave dhe Analiza e Biznesit në Kolegjin Riinvest

Engjëlli ka mbrojtur me sukses para komisionit të përbërë prej Prof. Arben Damoni, Prof. Fatbardh Veseli dhe Prof. Arben Ahmeti, temën me titullin “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në Siguri Kibernetike”.

Nën mentorimin e prof. Fatbardh Veseli, Engjëlli ka arritur të realizojë një temë të kompletuar dhe e cila padyshim është vlerë e shtuar në Kolegjin Riinvest.
Ai është një shembull frymëzues për të gjithë studentët e tjerë të interesuar në këtë fushë dhe që dëshirojnë të ndjekin gjurmët e tij.

E urojmë Engjëllin për arritjen e këtij objektivi dhe e falënderojmë për besimin e dhënë Kolegjit Riinvest për përfundimin e studimeve të tij, në nivelin Bachelor por edhe atë Master!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *