Në Riinvest ofrojmë 3 programe master me 8 profile të veçanta.
Qoftë pasioni juaj në Menaxhment, Shkenca të të Dhënave apo Administratë Publike, këtu gjeni mundësi për të thelluar njohuritë dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme. Profilet si Menaxhimi i Sistemeve Financiare dhe Informatike apo Shkenca e Avancuar e të Dhënave kombinojnë teorinë me praktikën, duke ju dhënë përparësi në tregun e punës. (Këto programe ofrohen vetëm për studentët ekzistues të regjistruar gjatë periudhës së akreditimit.)

Krijo vlerë!


Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.
I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!
Shiqo si mund të aplikosh!