Zyra e IT-së
Zyra e Teknologjisë së Informacionit në Kolegjin Riinvest mbështet inovacionin përmes teknologjisë dhe ofron infrastrukturën digjitale që lidh studentët, stafin akademik dhe administrativ me mjetet që u duhen për të arritur objektivat e tyre akademike dhe profesionale.
Shërbimet Kryesore të IT-së në Riinvest
Email Institucional
Çdo student, alumnus dhe punonjës i Riinvestit pajiset me një adresë zyrtare email-i dhe kalendar akademik përmes Google for Education Workspace, duke mundësuar komunikim të sigurt dhe profesional.
Cloud Storage
Studentët dhe stafi kanë qasje në OneDrive for Business me hapësirë ruajtjeje deri në 1TB për përdorues, duke mundësuar ruajtje dhe ndarje të dokumenteve online në mënyrë të sigurt.
Printimi dhe Skanimi
Në të gjitha hapësirat e kolegjit janë të vendosura pajisje multifunksionale (printerë/skanerë) që studentët dhe punonjësit mund t’i përdorin me kredencialet e tyre të Riinvestit.
Qasja në Rrjet
Riinvest ofron qasje të sigurt dhe të shpejtë në Wi-Fi në të gjitha ambientet e kolegjit. Studentët dhe stafi mund të lidhen lehtësisht me rrjetin përmes pajisjeve të tyre mobile dhe laptopëve personalë.
Siguria Kibernetike
Për të mbrojtur të dhënat dhe privatësinë e përdoruesve, Zyra e IT-së implementon politika të avancuara sigurie, përfshirë mbrojtje kundër sulmeve kibernetike, firewall, si dhe monitorim të vazhdueshëm të sistemeve.
IT Training Sessions
Para fillimit të çdo semestri, studentët e rinj kanë mundësi të marrin pjesë në sesione informuese për shërbimet IT, ku përfshihet konfigurimi i email-it, qasja në OneDrive, ndërrimi i fjalëkalimit, si dhe përdorimi i platformës Moodle/MyRiinvest.
IT Helpdesk & Support
Zyra e IT-së ofron mbështetje teknike për studentët dhe stafin nëpërmjet Service Desk. Specialistët e IT-së janë të disponueshëm për zgjidhjen e problemeve teknike, kërkesat për shërbime IT dhe mbështetje për platformat akademike.
Orari: E hënë – E premte, 08:00 – 18:00
Email: [email protected]
Lokacion: Rr. “Dëshmorët e Gollakut”, Marigona Hill, Prishtinë
Krijo vlerë!


Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.
I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!
Shiqo si mund të aplikosh!