Rreth Bibliotekës në Kolegjin Riinvest
Biblioteka “Ekrem Beqiri” në Kolegjin Riinvest ka për mision të ofrojë dhe të zhvillojë burime, shërbime dhe mjedis cilësor për të mbështetur mësimin, mësimdhënien dhe kërkimin shkencor. Ajo ofron hapësira moderne për lexim dhe hulumtim të pavarur, duke qenë një pikë kyçe në zhvillimin akademik të studentëve dhe stafit.
Shërbimet Kryesore të Bibliotekës
Fondi i Librave dhe Materialeve
Bibliotekat Elektronike
- Studentët kanë qasje në një sërë burimesh online përmes marrëveshjeve institucionale:
- JSTOR LSE & University of London Library Database – Riinvest Institute
- Këto burime përdoren brenda ambienteve të Kolegjit dhe lehtësojnë punën kërkimore dhe shkencore.
Trajnime dhe Mbështetje
Rregullat e Huazimit
Libri mund të huazohet për një periudhë maksimumi 14 ditë.
Huazimi bëhet vetëm me letërnjoftim studentor (i cili qëndron në bibliotekë gjatë kohës së huazimit).
Për të zgjatur afatin, libri duhet të sillet fizikisht në bibliotekë (nuk pranohet zgjatje me email apo telefon).
Materiali i kthyer dorëzohet te personi përgjegjës në bibliotekë.
Revistat, gazetat, librat referencë (fjalorë, enciklopedi, etj.) nuk mund të huazohen.
Krijo vlerë!


Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.
I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!
Shiqo si mund të aplikosh!