Misioni dhe Vizioni

Kolegji Riinvest është i vetmi ofrues privat i arsimit të lartë në Kosovë, i themeluar nga një staf akademik shumë i njohur me përvojë të madhe në hulumtim, me qëllim të ofrimit të programeve cilësore që kombinojnë përvojën akademike dhe kërkimore për të gjithë studentët.
The University of Falar is a public foundation regulated by private law and with statutory, educational, scientific, cultural, administrative, financial, patrimonial and disciplinary autonomy.

Visioni ynë
-
Kolegji Riinvest synon të jetë një institucion i arsimit të lartë që ofron programe studimi të njohura globalisht që ndërthurin arsimin cilësor, kërkimin dhe punën praktike, duke krijuar një përvojë unike akademike që kultivon kreativitetin, sipërmarrjen dhe siguron punësim të të diplomuarve.
Do të ketë partneritete strategjike me universitete dhe biznese vendase dhe ndërkombëtare. Kolegji Riinvest do të jetë lider në politikëbërje, vendimmarrje ekonomike dhe inovacione teknologjike, duke përfituar ndërkohë zhvillimin social dhe ekonomik të shoqërisë sonë.
98
%
E TË DIPLOMUARVE TË PUNËSUAR
10
+
PROGRAME TË NDRYSHME TË STUDIMIT
18
+
VITE HISTORI E CILËSISË
2
FRANSHIZA NDËRKOMBËTARE
-
Misioni ynë është të ofrojmë studime dhe kërkime me cilësi të lartë në mënyrë që të krijojmë ekspertë të rinj të fushave përkatëse që do të ndihmojnë zhvillimin e vendit tonë, me kapacitet për të konkurruar globalisht. Ne qëndrojmë pas vlerave tona, si më poshtë:
- Kreativiteti, mendimi kritik dhe inovacioni
- Toleranca
- Etikë e lartë dhe ndershmëri
- Liria akademike
- Partneritet dhe transparencë ndaj palëve të interesuara, institucioneve dhe audiencës më të gjerë
- Identifikimi me misionin, vizionin dhe vlerat tona të ofruara nga stafi dhe studentët tanë.
Krijo vlerë!


Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.
I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!
Shiqo si mund të aplikosh!