MSc Shkenca e të Dhënave dhe Analiza e Biznesit

Profilet:

Në fund të programit dy vjeçar të studimeve , studentët do të fitojnë eksperiencën si në përmbajtje nga pjesa teorike, ashtu edhe në aftësitë kompjuterike, për të zgjidhur problemet sfiduese të botës digjitale vëmendshëm dhe përgjegjshëm.  Më specifikisht, përmes këtij programi do të jeni në gjendje të:

    • Identifikoni, analizoni, interpretoni, dhe vlerësoni në mënyrë kritike (p.sh. të biznesit, ekonomik, dhe politik) shkaqet dhe pasojat sociale të transformimit digjital të shoqërisë.
    • Në formë akademike të pasqyroni, dhe vlerësoni implikimet ligjore dhe etike që përfshijnë privatësinë, shkëmbimin e të dhënave, marrjen e vendimeve në formë algoritme, dhe modele të reja biznesi në sektorë të ndryshëm të digjitalizuar.
    • Kombinoni konceptet e shkencë së të dhënave, dhe i vendosni ato në praktikë duke zhvilluar dhe projektuar aplikime moderne.
    • Zhvilloni zgjidhje shkencore dhe profesionale për problemet sociale, ekologjike, ekonomike, shëndetësore, shkencore, dhe politike.
    • Në mënyrë kreative dhe bindëse zgjidhni problemet e zbatimit të hulumtimit.
    • Mësoni programimin dhe zbatimin në të paktën në njërën nga gjuhët programuese sic janë (R ose Python), dhe fitoni të paktën aftësitë bazike në tjetrën.
    • Përdorni metodat moderne të gjurmimit të të dhënave digjitale nga interneti dhe burime të tjera.
    • Administroni në formë efikase dhe të sigurtë të dhënat nga rrjetet sociale dhe biznesi.
    • Me kujdes zgjedhni, përshtatni, dhe potencialisht zhvilloni modele statistikore për “big data”.
    • Komandoni me përpikmëri aftësitë analitike, kritike dhe sintetizoni aftësitë sasiore për të modeluar dhe interpretuar rezultatet shkencore për të kryer parashikime të duhura, dhe për të nxjerrë përfundime dhe intervenuar për problemet sociale dhe të biznesit.
    • Aplikoni shkrim inovativ, komunikim, teknika të prezentimit, dhe mjetet e vizualizimit të teknologjisë së fundit, për të arritur në mënyrë efektive dhe bindëse tek audienca shkencore dhe joshkencore.
    • Përdorni në mënyrë eficiente dhe efektive materialet online dhe fizike, për të rritur aftësitë e vetë-mësimit dhe menaxhimit të kohës, për të rritur eksperiencën profesionale dhe për të qëndruar sa më të informuar në një fushë që po zhvillohet me shpejtësi tejet të madhe.
    • Funksiononi mirë në një mjedis ndërkombëtar dhe të larmishëm pune, duke iu përmbajtur dhe mbrojtur standardeve etike, shkencore, dhe profesionale.
    • Rrituni personalisht që të bëheni hulumtues, udhëheqës, dhe bashkëpunëtor i përgjegjshëm, i zgjuar, dhe fleksibil, dhe filloni një karrierë ambicioze, akademike, biznesore, apo karrierë profesionale në fushat digjitale në rritje.

    working environment by adhering to and defending ethical, scientific, and professional standards.

  • Grow personally to become a responsible, smart, and resilient researcher, leader, and collaborator and take up an ambitious academic, business, or professional career in thriving digital domains.