Rregulloret e Kolegjit Riinvest
Për të siguruar një ambient akademik transparent, të drejtë dhe të harmonizuar me standardet e arsimit të lartë në Kosovë dhe Evropë, Kolegji Riinvest ka hartuar dhe miratuar një sërë rregulloresh të brendshme që udhëheqin punën institucionale, procesin mësimor dhe jetën studentore.
-
Këto rregullore përfaqësojnë kuadrin ligjor dhe organizativ mbi të cilin mbështetet funksionimi i kolegjit dhe janë në përputhje të plotë me Ligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, me udhëzimet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e arsimit.
Përmes tyre, studentët, stafi akademik dhe administrativ kanë udhëzime të qarta mbi:
- Rregulloret janë të hapura dhe të qasshme për të gjithë, duke reflektuar përkushtimin e Kolegjit Riinvest për një qeverisje të mirë, llogaridhënie dhe kulturë akademike të qëndrueshme.
Krijo vlerë!


Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.
I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!
Shiqo si mund të aplikosh!