KREN ka certifikuar Instuctional Designers te pare ne Kosove
- February 22, 2024
- 1 Koha e leximit
Fëmijët janë gjithmonë burim i pozitivitetit dhe energjisë së mirë. Në Kolegjin Riinvest patëm kënaqësinë të kemi në vizitë nxënësit e klasës 3/9 të shkollës fillore “Ismail Qemaili” nga Prishtina, së bashku me mësuesen znj. Refiqe Hamiti. Qëllimi i vizitës ishte pranimi i dhuratave nga duart e vogla për fëmijët e SOS Fshatrave. Zemergjërësia e nxënësëve ishte për lakmi dhe vërehej ngrohtësia e tyre në lidhje me aktivitetin, i cili do të lumturoj fëmijët e SOS Fshatrave.
Të shoqëruar nga dekani i studentëve Edmond Pruthi, sekretarja e kolegjit Dorina Kralani dhe këshilltarja për studentë Melisa Ramadani, fëmijët gjatë vizitës në kolegj, patën rastin të shohin disa prej ambienteve të Kolegjit Riinvest, duke filluar nga administrata, sallat e mësimit, laboratoret, bibliotekën dhe të njoftohen me mësimin në nivelin universitar dhe jetën në kolegj.