Bordi i Drejtorëve
Bordi është përgjegjës për mbikëqyrjen e zhvillimit strategjik të kolegjit dhe për të siguruar përdorimin efikas të burimeve. Çështjet që kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe çështjet akademike janë përgjegjësi e Këshillit Akademik.
Detyrat kryesore të bordit janë si vijon:
-
Aprovimi i misionit dhe vizionit të kolegjit
- Aprovimi i planit biznesor, indikatorëve të performancës, buxhetit vjetor, vlerësimit të riskut
- Emërimi i Drejtorit Ekzekutiv
- Përcaktimi i masave të monitorimit dhe kontrollit financiar
- Monitorimi i performancës se institucionit kundrejt planeve dhe synimeve
- Aprovimi i rregulloreve të brendshme.
Bordi ka gjashtë (6) anëtarë:
-
4 anëtarë të zgjedhur nga aksionarët
- 1 anëtar nga komuniteti ndërkombëtar
- 1 anëtar jurist.
Menaxhmenti
Komisionet dhe Këshilli Akademik
Këshilli Akademik është organ i zgjedhur nga anëtarët e kolegjit Riinvest. Anëtarët e Këshillit Akademik përbëhen nga: udhëheqësit akademikë në nivel menaxherial (drejtori akademik, udhëheqësit e departamenteve/programeve), përfaqësuesit e zgjedhur nga këshillet programore, përfaqësuesit e zgjedhur të administratës, përfaqësuesit e zgjedhur të studentëve.
Këshilli Akademik mblidhet së paku dy herë në semestër dhe shqyrton:
- Zhvillimin akademik, si zhvillimin dhe modifikimin e programeve të studimeve
- Raportet e komiteteve programore
- Suksesin e studentëve
- Raportin e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë
- Rregulloret
- Çështje të tjera akademike.
Këshilli Akademik ka përgjegjësi:
- Të miratojë programet e propozuara nga njësitë akademike
- Të përcaktojë kriteret për regjistrimin e studentëve
- Të aprovojë standardet e mësimdhënies dhe sigurimit të cilësisë
- Të përcaktojë kriteret dhe procedurat për thirrjet akdemike
- Të aprovojë kalendarin akademik.
Mandati i anëtarëve të Këshillit Akademik është tri vite. Mandati i tyre fillon më 1 tetor të çdo viti.
Komisioni për Sigurimin e Cilësisë
Komisioni për Sigurimin e Cilësisë ka pesë (5) anëtarë:
- 3 anëtarë të personelit mësimdhënës
- 1 përfaqësues i studentëve
- 1 përfaqësues nga zyra për studentë.
Komisioni për Sigurimin e Cilësisë ka poashtu edhe tre anëtarë ex-officio:
- Drejtori për Çështje Akademike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar
- Drejtori për Administratë dhe
- Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë.
Komisioni i Etikës
Komisioni i Etikës trajton shkeljet e bëra nga ana e anëtarëve të Kolegjit në pajtim me Kodin e Mirësjelljes, kapitulli 5 dhe në përputhje me:
- Parimet e përgjithshme: drejtësia, respekti për të tjerët dhe përgjegjësia
- Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve: liria akademike, të drejtat për qasje në dosjet personale dhe të dhënat, konflikti i interesit, mundësive të barabarta dhe kundër diskriminimit. Ky seksion është gjithashtu i harmonizuar me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe me Ligjin e Punës në fuqi.