I diplomuar në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike

Muhamet Kaçandolli është studenti i radhës i diplomuar në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike.

Nën mentorimin e Prof. Albnora Hoti Krasniqi, Muhameti me sukses të dalluar ka mbrojtur para komisionit, temën “Ndikimi i DevOps në ciklin e plotë të zhvillimit të aplikacioneve”.

Ky punim ka për qëllim të prezantojë se si ndikon implementimi i DevOps ne ciklin e plotë të zhvillimit të aplikacioneve në mënyrë teorike duke treguar sfidat që kompanitë e ndryshme kanë pasur ndër vite dhe se si DevOps ka ndikuar në rritjen e tyre, po ashtu edhe në mënyrë praktike duke demonstruar një end-to-end pipeline nga krijimi i aplikacionit në rastin konkret një “Java web aplikacion” e deri në vendosjen e aplikacionit në mjedisin e testimit.

Ne jemi krenarë me Muhametin dhe arritjet e tij!

#vlerë