Banka Raiffeisen ka organizuar eventin RISE OPEN DAY, me qëllim të njoftimit të studentëve me programin RISE – Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers.
Në këtë event kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i studentëve të Kolegjit Riinvest.
Përgjatë këtij eventi studentët janë njoftuar në detaje lidhur me specifikat e programit, kriteret për pranim, benefitet e trajnimet, kanë pasur mundësi të takohen për së afërmi me profesionistë të fushës së teknologjisë së informacionit të cilët punojnë në Raiffeisen Bank dhe po ashtu janë njoftuar edhe me ambientet e punës në këtë institucion.