Enisa Bekteshi Bahtiri ligjëruese në PËRPROGRAMERA.
Enisa është studente në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është e angazhuar si ligjëruese në PËRPROGRAMERA ku do ketë mundësinë të ua mësojë artin e kodimit, pjesës më të ëmbël të shoqërisë, fëmijëve.
“Zgjedhja e drejtimit të studimeve është vendimi më i rëndësishëm në jetë, mirëpo falë angazhimeve të stafit mësimdhënës dhe programit shumë të avancuar jam e lumtur që të ardhmen time profesionale ia besova Kolegjit Riinvest. Frytet e përzgjedhjes time kam filluar t’i shoh në vendin tim të punës nga mësimet e fituara!”
Përkushtimi dhe angazhimi i Enisës gjatë studimeve ka bërë që ajo të jetë edhe bursiste në Kolegjin Riinvest për tri vite radhazi.
Suksese Enisa!