Mirëjetë Kastrati është studente e vitit të tretë në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest.
Ajo ka marrë pjesë në “Western Balkan Digital Summit” në punëtorinë “Mësoni nga Shpikësit e Ardhshëm” në cilësinë e instruktores së programimit në Akademia jCoders.
Gjatë këtij samiti nxënësit e jCoders të moshave 10-16 vjeç nën udhëheqjen e Mirëjetës po u mësojnë vizitorëve programim, elektronikë dhe 3D dizajn.
Ne jemi shumë krenarë me studentët tanë!
Suksese Mirëjetë!