Bulza Rexhepi, instruktore programimi në Algorithmics Prishtina
Bulza është studente në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është e angazhuar si instruktore programimi në Algorithmics Prishtina, shkollë programimi për fëmijët e moshës 6 deri 17 vjet. Algorithmics Prishtina operohet nga CAT CODE & TECH.
Përkushtimi dhe angazhimi i Bulzës gjatë studimeve ka bërë që ajo të jetë edhe bursiste në Kolegjin Riinvest për tri vite radhazi.
Ne jemi shumë të lumtur me arritjet e studentëve tanë dhe kontributin që ata janë duke dhënë në shoqëri dhe në komunitetin e teknologjisë informative.
Suksese Bulza!