Mbahet workshopi “The video game industry and VR Technology” nga kompania LinkPlus në Kolegjin Riinvest.
Ky workshop është mbajtur në kuadër të iniciativës “Bridge” nga STIKK – Kosovo ICT Association
“Bridge” është një mënyrë bashkëpunimi midis institucioneve të arsimit të lartë ose profesional, me kompani anëtare të STIKK me qëllim shkëmbimin e informatave mbi kërkesat e tregut të punës.
Iniciativa “Bridge” zhvillohet në formën e një “workshop” në të cilin përfaqësues të kompanive tregojnë për një teknologji / produkt të caktuar ose gjendjen e tregut të TIK nga e cila mund të përfitojnë studentët.
Në vazhdimësi Kolegji Riinvest do jetë mirëpritëse e këtyre eventeve andaj iu inkurajojmë të përcjellni njoftimet në vazhdimësi.
Ju mirëpresim!
![](https://riinvest.net/wp-content/uploads/2023/03/Bridge-5-300x169.jpg)
![](https://riinvest.net/wp-content/uploads/2023/03/Bridge-4-300x169.jpg)
![](https://riinvest.net/wp-content/uploads/2023/03/Bridg3-300x169.jpg)
![](https://riinvest.net/wp-content/uploads/2023/03/Bridge2-300x200.jpg)
![](https://riinvest.net/wp-content/uploads/2023/03/Bridge1-300x169.jpg)