Në lëndën “Biznesi Ndërkombëtar” të ligjëruar nga Dr. Fisnik Reçica, u mbajt diskutim i veçantë, me folës mysafir z. Wilhelm Patzner, MBA, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së njohur multinacionale me qendër në Austri, EXPRESS-Sped Rail & Logistics GmbH.
Z. Patzner ndau me studentët njohuritë dhe përvojat e tij të jashtëzakonshme në menaxhim të biznesit ndërkombëtar, me theks në faktorët që ndikojnë suksesin në tregje ndërkombëtare, përfshirë ndikimin e konsumatorëve, kulturës, politikave që influencojnë biznesin ndërkombëtar, zhvillimin e resurseve njerëzore në tregje të jashtme, mënyrat e financimit, etj.
![](https://riinvest.net/wp-content/uploads/2023/03/BN3-300x198.jpg)
![](https://riinvest.net/wp-content/uploads/2023/03/BN2-300x196.jpg)
![](https://riinvest.net/wp-content/uploads/2023/03/BN1-300x196.jpg)