E diplomuar në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike

Erisa Vitija është studentja e radhës e diplomuar në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike.

Nën mentorimin e Prof. Arben Damoni, Erisa me sukses të dalluar ka mbrojtur para komisionit, temën “Zhvillimi dhe zbatimi i realitetit te shtuar (Augmented Reality) në Astronomi”.

Ky punim diplome eksploron se si realiteti i shtuar gjenë zbatim në atllasin astronomik për të mësuar planetët dhe yjet që na rrethojnë. Në këtë punim janë diskutuar sfidat e kësaj teknologjie në mësim dhe mësimdhënie dhe po ashtu përshkruhet sesi realiteti i shtuar mund të rrisë përvojat e studentëve në astronomi, duke përmirësuar njohuritë dhe mirëkuptimin, aftësitë praktike dhe aftësitë shoqërore.

Në kuadër të temës është zhvilluar një aplikacion që shfrytëzon këtë teknologji duke përdorur targete të ndryshme.

Ne jemi krenarë me studentët tanë!
#vlerë