Kolegji Riinvest ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Prigo University në Republikën Çeke për të promovuar bashkëpunim akademik, shkencor dhe kulturor mes dy institucioneve.

Nga kjo marrëveshje, studentët dhe stafi i të dy institucioneve do kenë mundësi të përfitimit të bursave, informatave akademike dhe materialeve tjera.

Ndër tjerash, dy institucionet pajtohen që të bashkëpunojnë në zhvillimin e programeve të përbashkëta trajnuese, shkëmbime semestrale të studentëve, shkolla verore, shkëmbim të stafit, etj.