Zyra për Mësim
Zyra për mësim është përgjegjëse për organizimin e tërë procesit akademik në Kolegjin Riinvest.
Ajo siguron mbështetje dhe burime për pedagogët, stafin dhe studentët. Njohuritë dhe përvoja e specializuar e ekipit tonë me politikat, proceset, kurrikulën dhe parimet udhëzuese të Kolegjit Riinvest lejojnë që t’u sigurojë pedagogëve, stafit dhe studentëve mbështetje të personalizuar në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Kjo zyrë gjithashtu menaxhon proceset e administrimit të kurseve që kërkohen nga Kolegji dhe hulumton mënyrat për t’i modernizuar ato për të minimizuar ngarkesën e punës së fakultetit dhe stafit.
Ndër të tjerash kjo zyrë:
- Bën koordinimin e programeve të studimit, përfshirë stafin, mësimdhënësit, studentët, aktivitetet akademike, hulumtuese dhe profesionale
- Përfshihet në iniciativat për praktikë profesionale të studentëve të programit
- Përgatitë orarin akademik dhe orarin e provimeve
- Monitoron dhe komunikon aktivisht me studentët në lidhje me arritjet akademike, pjesëmarrjen në ligjërata dhe temave të diplomës
- Organizon mbledhjet e Komiteteve Programore
- Përpilon dhe ripërtërin doracakun e studentëve
- Asiston dhe realizon përpilimin e raporteve semestrale dhe vjetore të programeve
- Organizon aktivitete ekstra-kurrikulare për studentët
- Merr pjesë në aktivitete promovuese të Kolegjit
Zyra për mësim përbëhet nga Udhëheqësi i kësaj zyre dhe po ashtu koordinatorët për programet përkatëse.