Zyra për Studentë
Zyra për Studentë është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të ndryshme për të gjithë studentët e kolegjit Riinvest, duke përfshirë: informimin rreth procesurës së aplikimit, regjistrimin e studentëve, përcjelljen e kërkesave/ankesave të studentëve tek të gjitha departamentet përkatëse, njoftimin e e studentëve për trajtimin e kërkesave të tyre, njoftimin e studentëve me politikat dhe procedurat e brendshme të kolegjit, procedurën dhe hapat që duhet ndjekur deri në diplomim të studentit, etj.
Zyra për Studentë shërben si urë lidhëse mes studentit dhe institucionit, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje shtesë për të gjitha kërkesat e studentëve apo eliminimin e paqartësive në lidhje me proceset e brendshme.
Kjo zyre përbëhet nga dy zyrtarë, të cilët përpos informimit të rregullt të studentëve dhe kryerjes së shërbimeve studentore, janë përgjegjës për vendosjen dhe mirëmbajtjen e të dhënave të studentëve në sistemin zyrtar të kolegjit, të ashtuquajtur MyRiinvest. Zyra për Studentë, në bashkëpunim me zyrën e IT-së, ndihmon procesin e aktivizimit të llogarisë në MyRiinvest, e-learning dhe të bibliotekës dhe njëkohësisht mirëmban dosjet fizike dhe elektronike të studentëve, në pajtim të plotë me rregulloren e brendshme për procedurat e punës dhe ligjin për ruajtjen e të dhënave personale.
Zyra për Studentë është përgjegjëse të ofrojë të gjitha shërbimet e nevojshme për studentin, që nga aplikimi i tyre deri në diplomim, dhe këtë përmes kontaktit të vazhdueshëm verbal apo me shkrim.
Kjo zyre i raporton Sekretares së Përgjithshme.
Në shërbime studentore bëjnë pjesë edhe Zyra e IT-së dhe Zyra e Financave. Zyra e IT-së ndihmon në ofrimin e shërbimeve që ndërlidhen me teknologjinë informative, ku përfshihet hapja e email-it zyrtar të studentit, printimi i ID-së, mirëmbajtja e sistemeve elektronike siç janë MyRiinvest dhe e-learning, ofrimi i mbështetjes teknike gjatë operimit në sistemet elektronike të kolegjit Riinvest, etj.
Zyra e Financave ofron mbështetje për studentë përmes informimit të rregullt të tyre rreth obligimit financiar dhe vërtetimeve financiare. Zyra e Financave punon në një formë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse, për të siguruar informacion të saktë, kuptimplotë dhe në kohë, për të mbështetur rritjen e programeve arsimore të kolegjit, cilësinë e studentit, marrëdhëniet e jashtme dhe kulturën dhe vlerat e kolegjit.