Sigurimi i Cilësisë
Zyra e Cilësisë është përgjegjëse për organizimin e procesit të vlerësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në bashkëpunim me personelin akademik dhe administrativ, me qëllim të sigurimit të cilësisë në të gjitha veprimtaritë e kolegjit, në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare. Zyra e Cilësisë operon në bazë të Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane për Arsimin e Lartë (ESG) dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës. Zyra e Cilësisë është strukturë e pavarur e cila mbikëqyret nga Komisioni për Sigurimin e Cilësisë dhe i përgjigjet Rektorit.
Disa nga detyrat e kësaj zyre janë:
Vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm i institucionit
Komunikimi me palë të jashtme në lidhje me procesin e akreditimit institucional dhe programor
Mbikëqyrja e proceseve për dizajnimin dhe zhvillimin e programeve të reja akademike
Sigurimi i cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, shërbime administrative, infrastrukturë, kërkim shkencor, komunikim të brendshëm dhe të jashtëm, bashkëpunim ndërkombëtar
Implementimi i proceseve të drejta dhe transparente brenda institucionit
Sigurimi i cilësisë në mbledhjen dhe analizën e informacionit, me qëllim të menaxhimit efikas të programeve dhe aktiviteteve të tjera.
Me qëllim të përmbushjes së misionit të vet në përputhje me planin strategjik dhe statutin, Kolegji Riinvest ka të ndërtuar procesin e vlerësimit të brendshëm nisur ngaqëllimi kyç i ESG-së për të rritur mirëkuptimin e përbashkët të sigurimit të cilësisë sëmësimnxënies dhe mësimdhënies.Për të siguruar infomata të nevojshme në përmbushjen e këtij standardi, i tërë procesi ivlerësimit është i ndarë në tri nivele të vlerësimit: Niveli institucional, niveli i programeve dhe niveli i modulit.
Instrumentet të cilat përdoren për vlerësim institucional janë:
Pyetësori për studentë për vlerësimin e institucionit
Pyetësori për stafin akademik për vlerësimin e institucionit
Pyetësori për stafin administrativ të kolegjit.
Instrumentet të cilat përdoren për vlerësim programor janë:
Pyetësori për studentë për vlerësimin e lëndës dhe mësimdhënësit
Pyetësori për mësimdhënës për vlerësimin e lëndës/modulit.
Niveli i modulit realizohet përmes pyetësorëve të hartuar online, ndërsa udhëzimet për plotësimin e tyrejepen nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë.
Në përgjithësi, Zyra për Sigurim të Cilësisë operon përmes mekanizmave siç janë: indikatorët kyç të performancës, auditimi i brendshëm, analiza e tregut të punës, anketa me alumni/industri/bordet industriale, anketa semestrale me staf dhe studentë, etj.