Përshkrimi i detyrave të punës:
• Është përgjegjëse për pajisjet teknologjike siç janë kompjuterët / printerët / fotokopje / projektorët dhe të tjera pajisje dhe aksesorë të TI-së;
• Pranon tiketat e help-desk që ndërlidhen me shërbime të TI-së;
• Mirëmban dhe dizajnon websitet e Kolegjit:
• Kontakti i parë me providerin e rrjetit dhe problemeve teknike me rrjete;
• Sigurohet që sallat janë në rregull për mbarëvajtjen e mësimit duke i kontrolluar ato çdo mëngjes për teknikalitete;
• Proceson kërkesat e studentëve dhe stafit për mirëmbajtje të emailave;
• Proceson kërkesat e drejtuara për platformën në My.Riinvest.net dhe elearning.riinvest.net
• Kujdeset për krijim /ndalim të qasjeve për studentët dhe stafin;
• Krijon dhe ekzekuton skripta në SQL për të administruar platformën e menaxhimit të studentëve;
• Mirëmban dhe konfiguron VM (virtual machines)/ hoste të kolegjit;
• Mirëmban dhe konfiguron sipas nevojës serverët lokal te kolegjit DC (domain controler);
• Bën backup te rregullt për të gjitha platformat e mësipërme;
• Kujdeset për të dhënat e të gjitha zyreve, për t’i akumuluar në një vend dhe për t’i bere backup të rregullt atyre;
• Kujdeset që i gjithë stafi të ketë të licencuar softuerët e nevojshëm për përdorim;
• Kujdeset për privacy policy dhe firewall të institucionit në kohe reale si dhe në pajisjet e stafit në përgjithësi;
• Ka kujdes të shtuar në rrjedhën e informatës në institucion duke vendosur gjithmonë të parin ligjin për ruajtjen e të dhënave personale;
• Merr pjesë aktive në aktivitetet e organizuara për qëllime rekrutimi, promovimi si dhe në aktivitetet tjera të organizuara;
• Ndihmon studentët në përdorim të platformave;
• Ushtron edhe detyra dhe autorizime tjera sipas udhëzimeve e direktivave të Drejtorit Administrativ dhe Udhëheqësit të Departamentit përkatës;
• Përgatitë aspektet teknike në rast të eventeve / takimeve, etj.
Kualifikimet e kërkuara:
• Diplome universitare në Shkenca Kompjuterike
• Minimum tre vite përvojë pune ne fushat e TI-së
• Njohuri bazike në fushën rrjetave (Mikrotik)
• Njohuri profesionale ne databaza (SQL dhe MySQL)
• Njohuri profesionale ne WordPress dhe bazike ne Laravel.
• Njohuri profesionale ne ekzekutimin e komandave nëpër serverë (Linux me apache), (Windows Server me IIS7) dhe Ubuntu
• Njohuri profesionale me instalim te SSL dhe çështje tjera te sigurisë se serverëve
• Njohuri me platformat Moodle, Google Workspace dhe BigBlueButton
• Njohuri Profesionale me konfigurim te Active Directory dhe DC
• Shkathtësi për të organizuar punën
• Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit
• Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
• Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve te ndryshme
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten këto dokumente:
• CV-në
• Dëshmi mbi shkollimin e kryer (kopja e diplomës e noterizuar)
• Dokumente tjera relevante për pozitën që aplikoni
• Letër referencë nga ish-punëdhënësit
Dokumentacioni i kompletuar duhet të përcillet në e-mail adresën [email protected] deri me datën 05.06.2023.