Bsc Cyber Security
Siguria Kibernetike është njëra ndër temat më të rëndësishme në informatikë dhe këtë e gjeni në Kolegjin Riinvest. Digjitalizimi në rritje i të gjitha shërbimeve informatike e ka ngritur rëndësinë që duhet t’i kushtohet sigurisë kibernetike në Kosovë. Sulmet e ndryshme ku të dhënat mund të merren pa lënë gjurmë të detektueshme, janë bërë pjesë e jetës së përgjithshme të digjitalizuar dhe dinamike. Ky profil e adreson kërkesën e tregut kosovar për të pasur kapacitete njerëzore në këtë fushë, të formësuara në arsimin e lartë.
Profili i Sigurisë Kibernetike ofron module me përmbajtje unike dhe profesionale, si konceptet bazike dhe të avancuara të Sigurisë Kibernetike, Siguria e Rrjetave, Testim, Protokole të avancuara dhe siguria e rrjetave, etj.
Pas diplomimit, studentët do të jenë në gjendje:
- Të dizajnojnë, testojnë dhe implementojnë teknikat e mbrojtjes nga sulmet kibernetike
- Të bëjnë analizën e sulmeve të ndryshme kibernetike
- Të punojnë për të gjitha llojet e organizatave me standarde më të larta për të siguruar të dhënat
- Të testojnë sigurinë e informacioneve dhe të dhënave të ndjeshme
- Të punojnë për të gjitha llojet e organizatave me standarde më të larta për të siguruar të dhënat
- Të njohin dhe implementojnë metoda të ndryshme të testimit të softuerit/bazave të të dhënave dhe sigurimin e cilësisë maksimale
- Të implementojnë standarde për të parandaluar sulmet kibernetike
- Të testojnë sistemet para implementimit dhe zgjidhjen e problemeve gjatë dhe pas implementimit
- Të punojnë individualisht apo të jenë pjesë e ekipit.