Kolegji Riinvest shpallë konkurs për vendin e punës “Zyrtar / e në shërbimin studentor / administratë”
Përshkrimi i detyrave të punës:
• Është përgjegjës për mbarëvajtjen administrative të studentëve, në studime bazike dhe post-diplomike;
• Pranon dhe vlerëson aplikimet e studentëve;
• Regjistron studentët dhe në bashkëpunim me zyrën e IT-së ndihmon procesin e aktivizimit të llogarisë Riinvesti Im, dhe eLearning;
• Informon studentët dhe mësimdhënësit për çështje administrative;
• Në bashkëpunim me zyrën e IT-së sigurohet qe sallat janë në rregull për mbarëvajtjen e mësimit;
• Proceson kërkesat e studentëve dhe komunikon në pajtim me rregulloren dhe procedurat e punës së Kolegjit;
• Mirëmban dosjet fizike dhe elektronike të studentëve në pajtim me rregulloren dhe procedurat e punës së Kolegjit Riinvest dhe Ligjin për ruajtjen e të dhënave personale;
• Merr pjesë aktive në aktivitetet e organizuara për qëllime rekrutimi, promovimi si dhe në aktivitetet tjera të organizuara;
• Informon dhe qartëson studentët potencial për procedurat e pranimit;
• Njofton dhe këshillon studentët potencial për programet e ofruara, mundësitë e pagesës, etj.
• Kontakt i vazhdueshëm direkt, me telefon apo e-mail me studentët potencial për t’i informuar dhe ndihmuar në aplikim në Kolegj;
• Në bashkëpunim me zyrën e rekrutimit i ndihmon studentët potencial për të plotësuar formën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim;
• Ushtron edhe detyra tjera sipas udhëzimeve e direktivave të Sekretarit të Përgjithshëm dhe Udhëheqësit të Departamentit përkatës;
• Për angazhim administrativ i përgjigjet dhe i raporton Sekretarit të Përgjithshëm;
Kualifikimet e kërkuara:
• Diplome universitare në Ekonomi, Administratë Publike, Shkenca Jurdike apo fusha të ngjashme
• Dy vite përvojë pune
• Njohuri profesionale në fushën e administratës
• Shkathtësi për të organizuar punën
• Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit
• Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion
• Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve MS Office
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten këto dokumente:
• CV
• Dëshmi mbi shkollimin e kryer (kopja e diplomës e noterizuar)
• Dokumente tjera relevante për pozitën që aplikoni
Dokumentacioni i kompletuar duhet të përcillet në e-mail adresën [email protected] deri me datën 21.05.2023.