Zyra e Marketingut dhe Rekrutimit
Zyra e Marketingut dhe Rekrutimit kujdeset për imazhin e kolegjit Riinvest, promovimin e programeve të studimit dhe mundësive që ofron kolegji për të gjithë studentët potencialë dhe ata ekzistues, informimin e audiencës së gjerë rreth stafit akademik, studentëve, mësimdhënies, kërkimit shkencor e bashkëpunimeve ndërkombëtare. Përpos promovimit modern, kjo zyre është përgjegjëse edhe për procesin e rekrutimit të studentëve, përmes monitorimit të aplikacioneve dhe kontaktit të vazhdueshëm me studentët e interesuar për studime në kolegjin Riinvest. Zyra e Marketingut dhe Rekrutimit ndihmon kolegjin në identifikimin e nevojave të tregut dhe përkthimin e tyre në mundësi studimi dhe zhvillimi për studentët dhe stafin.
Disa nga përgjegjësitë kryesore të kësaj zyre janë si në vijim:
- Promovimi i përparësive të kolegjit Riinvest (eksperienca studentore, kërkimi shkencor, programet e studimit), në mënyrë që të tërheqë dhe rekrutojë studentët më të mirë dhe më të motivuar nga tërë regjioni
- Zhvillimi dhe implementimi i një strategjie dhe plani të marketingut, në përputhje me strategjinë e kolegjit, në mënyrë që të akomodojë ndryshimet e tregut dhe të diferencojë kolegjin Riinvest nga konkurrentët e tjerë institucionalë
- Ofrimi i këshillave dhe udhëzimeve strategjike për departamentet akademike, duke ndihmuar kështu në arritjen e përbashkët të objektivave kyçe të institucionit
- Hulumtimi i tregut në lidhje me mundësitë që ofrohen nga konkurrenca, pranimi i feedback-ut nga partnerët strategjikë për përmirësimin e vazhdueshëm dhe konkretizimi i nevojave të tregut në rezultate
- Zhvillimi i kampanjave për rekrutimin e studentëve të rinj dhe komunikimi i vazhdueshëm me Zyrën për Studentë për konkretizim të aplikacioneve ekzistuese
- Menaxhimi i kanaleve të marketingut siç janë: webfaqja e kolegjit, rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn, Twitter, YouTube)
- Krijimi i praktikave më të mira të marketingut dhe komunikimi i tyre në institucion
- Pozicionimi i brendit dhe dizajnimi i mjeteve për implementim në organizatë
- Menaxhimi i reputacionit të kolegjit, duke përfshirë komunikimin në krizë
- Menaxhimi i marrëdhënieve më palë të treta, duke përfshirë bashkëpunëtorët e kolegjit
Në përgjithësi, Zyra e Marketingut dhe Rekrutimit paraqet urë lidhëse mes institucionit dhe tregut/industrisë, duke ofruar komunikim të vazhdueshëm dhe ruajtjen e marrëdhënieve me palët tjera.