Zyra për Studentë
Zyra për Studentë është përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve të ndryshme për të gjithë studentët e kolegjit Riinvest, duke përfshirë: informimin rreth procesurës së aplikimit, regjistrimin e studentëve, përcjelljen e kërkesave/ankesave të studentëve tek të gjitha departamentet përkatëse, njoftimin e e studentëve për trajtimin e kërkesave të tyre, njoftimin e studentëve me politikat dhe procedurat e brendshme të kolegjit, procedurën dhe hapat që duhet ndjekur deri në diplomim të studentit, etj.
Zyra për Mësim
Zyra për mësim (ZM) përbëhet nga një grup profesionistësh të përkushtuar arsimor me aftësi të specializuara që mbështesin mësimdhënien dhe mësimnxënien në programet universitare dhe pasuniversitare në Kolegjin Riinvest.
Duke punuar ngushtë me të gjithë anëtarët e ekipit, kjo zyrë ndihmon për të krijuar një përvojë tërheqëse dhe të qëndrueshme për studentët.
Zyra e Cilësisë
Zyra e Cilësisë është përgjegjëse për organizimin e procesit të vlerësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në bashkëpunim me personelin akademik dhe administrativ, me qëllim të sigurimit të cilësisë në të gjitha veprimtaritë e kolegjit, në përputhje me standardet vendore dhe ndërkombëtare. Zyra e Cilësisë operon në bazë të Standardeve dhe Udhëzimeve Evropiane për Arsimin e Lartë (ESG) dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës. Zyra e Cilësisë është strukturë e pavarur e cila mbikëqyret nga Komisioni për Sigurimin e Cilësisë dhe i përgjigjet Rektorit.
Zyra e Karrierës
Zyra e Karrierës konsiderohet si rrugë nisje nga përgatitja e studentit për zhvillimin dhe rritjen e karrierës në tregun e punës.
Misioni i Zyrës së Karrierës është që të iu shërbejë nevojave të studentëve për zhvillim të karrierës, duke ofruar dhe siguruar shërbime me cilësi nëpërmjet konsultimeve, këshillimit dhe bashkëpunimeve, për të qenë sa më i lehtë procesi i të mësuarit dhe avancimit të tyre, me qëllim të zhvillimit profesional.
Zyra e Marketingut dhe Rekrutimit
Zyra e Marketingut dhe Rekrutimit kujdeset për imazhin e kolegjit Riinvest,promovimin e programeve të studimit dhe mundësive që ofron kolegji për tëgjithë studentët potencialë dhe ata ekzistues, informimin e audiencës së gjerërreth stafit akademik, studentëve, mësimdhënies, kërkimit shkencor ebashkëpunimeve ndërkombëtare. Përpos promovimit modern, kjo zyre ështëpërgjegjëse edhe për procesin e rekrutimit të studentëve, përmes monitorimit tëaplikacioneve dhe kontaktit të vazhdueshëm me studentët e interesuar përstudime në kolegjin Riinvest. Zyra e Marketingut dhe Rekrutimit ndihmonkolegjin në identifikimin e nevojave të tregut dhe përkthimin e tyre në mundësistudimi dhe zhvillimi për studentët dhe stafin.
Biblioteka
Misioni kryesor i bibliotekës së kolegjit është ofrimi dhe zhvillimi i burimeve, shërbimeve dhe mjedisit cilësor për të mbështetur mësimnxënien, mësimdhënien dhe hulumtimin në kolegjin Riinvest.
Biblioteka e kolegjit Riinvest “Ekrem Beqiri” gjendet në ambientet e kolegjit, e cila ju ofron studentëve hapësira të nevojshme për lexim dhe hulumtim të pavarur. Biblioteka është e pajisur me fond optimal të titujve nga literatura e avancuar shkencore dhe akademike, nga fushat e studimeve në programet e kolegjit. Në hapësirat e bibliotekës gjenden: libra, revista shkencore, raporte hulumtuese, tema të diplomës dhe materiale të tjera të nevojshme akademike. Bibliotekat elektronike në kolegjin Riinvest ju mundësojnë studentëve qasje në libraritë dhe databazat elektronike, të cilat e lehtësojnë punën hulumtuese të studentëve. Bazat e të dhënave online përdoren vetëm brenda objektit të kolegjit Riinvest.