MA Administratë Publike
Profilet:
Në fund të studimeve 2 vjeçare në programin Administratë Publike, ju do të jeni në gjendje të:
- Përshkruani qasjet dhe kontekstin e udhëheqjes së sektorit publik
- Shprehni aftësitë në ekzekutimin e funksioneve administrative dhe motivimin e njerëzve
- Vlerësoni njerëzit dhe tregoni aftësitë e duhura të udhëheqjes
- Spjegoni sisteme të ndryshme politikash, procesin e politikave, dhe sistemet demokratike
- Analizoni problemet e politikave, drejtoni, dhe vlerësoni hulumtimin e politikave
- Jepni një vlerësim se si e kaluara dhe dhe e tashmja ndikojnë në zhvillimin dhe drejtimin e politikave, si dhe rëndësinë e përfshirjes së njerëzve të inkuadruar në politikë për të marr pjesë në proces
- Përshkruani metodat shkencore të bazuara në dëshmi, dhe identifikoni burimet e besueshme të të dhënave për vendimarrje
- Përdorni metodologji të përshtatshme të mbledhjes së të dhënave kualitative dhe kuantitative , për të ndihmuar në vendimmarrje apo zgjedhjen e problemeve
- Demonstroni një frymë kërkimi që ofron perspektiva të ndryshme, reflektim, dhe transparencë
- Përcaktoni rolin e sektorit publik në krijimin e vlerës publike
- Spjegoni se si koordinimi i vlerave, pritshmërive, dhe qëllimeve konkurruese ndërton besimin, dhe forcon marrëdhëniet individuale dhe institucionale
- Praktoni vlerat e drejtësisë, barazisë, reagimit, empatisë, dhe bashkë-krijimit
- Njihni paragjykimet dhe mënyrat se si privilegji dhe fuqia kanë formuar institucionet dhe rezultatet në sektorin publik
- Inkuadroni mjete dhe strategji të ndryshme komunikimi sic janë, (raportet e shkruara, rrjetet sociale, dhe prezentimet) që janë të përshtatshme për audiencën në menaxhimin e organizatave të shërbimit publik
- Tregoni respekt për dallimet individuale dhe grupore, që kërkojnë për të përfshirë perspektiva të ndryshme.