V L E R Ë

Rreth Zyrës së Cilësisë në Kolegjin Riinvest

Zyra e Cilësisë është përgjegjëse për organizimin e procesit të vlerësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë në bashkëpunim me stafin akademik dhe administrativ. Ajo siguron që të gjitha veprimtaritë e kolegjit të zhvillohen në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u bazuar në Standardet dhe Udhëzimet Evropiane për Arsimin e Lartë (ESG) dhe legjislacionin në fuqi të Kosovës. Si një strukturë e pavarur, Zyra e Cilësisë mbikëqyret nga Komisioni për Sigurimin e Cilësisë dhe i raporton Rektorit të Kolegjit.

image

Detyrat Kryesore të Zyrës së Cilësisë

  • Organizimi i vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të institucionit

  • Komunikimi me palët e jashtme për akreditimin institucional dhe programor

  • Mbikëqyrja e zhvillimit të programeve të reja akademike

  • Sigurimi i cilësisë në:

    • mësimdhënie dhe mësimnxënie

    • shërbime administrative dhe infrastrukturë

    • kërkim shkencor

    • komunikim të brendshëm dhe të jashtëm

    • bashkëpunim ndërkombëtar

  • Implementimi i proceseve të drejta dhe transparente

  • Sigurimi i cilësisë në mbledhjen dhe analizën e informacionit për menaxhim efikas

Nivelet e Vlerësimit

Procesi i vlerësimit të brendshëm në Riinvest është ndërtuar sipas planit strategjik dhe në harmoni me parimet e ESG, duke përfshirë tre nivele të vlerësimit:

  1. Niveli Institucional

    • Pyetësorë për studentët për vlerësimin e institucionit

    • Pyetësorë për stafin akademik dhe administrativ

  2. Niveli i Programeve

    • Pyetësorë për studentët për vlerësimin e lëndëve dhe mësimdhënësve

    • Pyetësorë për mësimdhënësit për vlerësimin e lëndëve/moduleve

  3. Niveli i Modulit

    • Pyetësorë të hartuar online për secilën lëndë/modul

    • Udhëzime për plotësim të ofruara nga Zyra e Cilësisë

Instrumentet e Vlerësimit

Zyra e Cilësisë përdor mekanizma dhe instrumente të ndryshme për të siguruar standarde të larta:

  • Indikatorët kyç të performancës (KPI)

  • Auditimi i brendshëm

  • Analiza e tregut të punës

  • Anketa me alumni, industri dhe bordet industriale

  • Anketa semestrale me studentë dhe staf akademik

Qëllimi i Përgjithshëm

Misioni i Zyrës së Cilësisë është të garantojë se proceset akademike dhe administrative të Kolegjit Riinvest zhvillohen në mënyrë transparente, me standarde të larta, duke forcuar kulturën e përgjegjësisë, përmirësimit të vazhdueshëm dhe ekselencës akademike.

Krijo vlerë!

image
image

Me gati dy dekada përvojë, Kolegji Riinvest është një institucion pionier i arsimit të lartë privat në Kosovë, i ndërtuar mbi traditën akademike dhe kërkimore të Institutit Riinvest. I njohur për përkushtimin ndaj cilësisë, inovacionit dhe partneriteteve ndërkombëtare, Riinvest përgatit profesionistët e së ardhmes për sfidat e ekonomisë globale të dijes.

I konsideruar si një nga institucionet më të respektuara të arsimit të lartë privat në Kosovë, Kolegji Riinvest bashkon mësimdhënie cilësore dhe kërkim shkencor me përvojën më të mirë akademike. Ne jemi këtu për ju!

Shiqo si mund të aplikosh!
image