Bordi i Drejtorëve
Menaxhmenti
Komisionet dhe Këshilli Akademik
Ekipi ynë
Ekipi ynë

Bordi i Drejtorëve

Bordi është përgjegjës për mbikëqyrjen e zhvillimit strategjik të kolegjit dhe për të siguruar përdorimin efikas të burimeve. Çështjet që kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe çështjet akademike janë përgjegjësi e Këshillit Akademik.

Detyrat kryesore të bordit janë si vijon:

  • Aprovimi i misionit dhe vizionit të kolegjit

  • Aprovimi i planit biznesor, indikatorëve të performancës, buxhetit vjetor, vlerësimit të riskut
  • Emërimi i Drejtorit Ekzekutiv
  • Përcaktimi i masave të monitorimit dhe kontrollit financiar
  • Monitorimi i performancës se institucionit kundrejt planeve dhe synimeve
  • Aprovimi i rregulloreve të brendshme.

Bordi ka gjashtë (6) anëtarë:

  • 4 anëtarë të zgjedhur nga aksionarët

  • 1 anëtar nga komuniteti ndërkombëtar
  • 1 anëtar jurist.
PhD. Armend Muja
PhD. Armend MujaRektor

   Menaxhmenti

Dr. Alban Hashani
Dr. Alban HashaniDekan për studime Master
Dr. Gezim Turkeshi
Dr. Gezim TurkeshiDekan për Studime Themelore
BA Edmond Pruthi
BA Edmond PruthiDrejtor i LSE/Dekan i studentëve
MSc. Dorina Kralani
MSc. Dorina KralaniSekretare e Përgjithshme
MSc Albnora Hoti Krasniqi
MSc Albnora Hoti KrasniqiUdhëheqëse e Zyrës së Mësimit

Komisionet dhe Këshilli Akademik

Këshilli Akademik është organ i zgjedhur nga anëtarët e kolegjit Riinvest. Anëtarët e Këshillit Akademik përbëhen nga: udhëheqësit akademikë në nivel menaxherial (drejtori akademik, udhëheqësit e departamenteve/programeve), përfaqësuesit e zgjedhur nga këshillet programore, përfaqësuesit e zgjedhur të administratës, përfaqësuesit e zgjedhur të studentëve.

Këshilli Akademik mblidhet së paku dy herë në semestër dhe shqyrton:

  • Zhvillimin akademik, si zhvillimin dhe modifikimin e programeve të studimeve
  • Raportet e komiteteve programore
  • Suksesin e studentëve
  • Raportin e Zyrës për Sigurimin e Cilësisë
  • Rregulloret
  • Çështje të tjera akademike.

Këshilli Akademik ka përgjegjësi:

  • Të miratojë programet e propozuara nga njësitë akademike
  • Të përcaktojë kriteret për regjistrimin e studentëve
  • Të aprovojë standardet e mësimdhënies dhe sigurimit të cilësisë
  • Të përcaktojë kriteret dhe procedurat për thirrjet akdemike
  • Të aprovojë kalendarin akademik.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Akademik është tri vite. Mandati i tyre fillon më 1 tetor të çdo viti.

Komisioni për Sigurimin e Cilësisë

Komisioni për Sigurimin e Cilësisë është përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e procedurave të vlerësimit në pajtim me statutin dhe rregulloret e institucionit. Komisioni siguron zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe standardeve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, si dhe i propozon Këshillit Akademik rekomandime përkatëse.
 
Komisioni i miraton afatet për vlerësim, e miraton përbërjen e ekipeve të vlerësimit dhe nxit kulturën e cilësisë.
Në fillim të çdo viti akademik, komisioni në takimin e parë zgjedh kryetarin/kryetaren e komisionit. Kryetari zgjedhet me shumicë votash të anëtarëve të komisionit. Detyra e tij është që të organizojë punën e komisionit.

Komisioni për Sigurimin e Cilësisë ka pesë (5) anëtarë:

  • 3 anëtarë të personelit mësimdhënës
  • 1 përfaqësues i studentëve
  • 1 përfaqësues nga zyra për studentë.

Komisioni për Sigurimin e Cilësisë ka poashtu edhe tre anëtarë ex-officio:

  • Drejtori për Çështje Akademike dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar
  • Drejtori për Administratë dhe
  • Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Cilësisë.

Komisioni i Etikës

Komisioni i Etikës trajton shkeljet e bëra nga ana e anëtarëve të Kolegjit në pajtim me Kodin e Mirësjelljes, kapitulli 5 dhe në përputhje me:

  1. Parimet e përgjithshme: drejtësia, respekti për të tjerët dhe përgjegjësia
  2. Të drejtat dhe obligimet e anëtarëve: liria akademike, të drejtat për qasje në dosjet personale dhe të dhënat, konflikti i interesit, mundësive të barabarta dhe kundër diskriminimit. Ky seksion është gjithashtu i harmonizuar me Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe me Ligjin e Punës në fuqi.

Organogram

Ekipi ynë

MSc. Albnora Hoti
MSc. Albnora HotiUdhëheqëse e Zyrës për Mësim dhe Departamentit të Shkencave Kompjuterike
MA. Besnik Zogaj
MA. Besnik ZogajMenaxher i Zyrës së Financave
MA. Drenushë Murtezi Berisha
MA. Drenushë Murtezi BerishaZytare për çështje akademike/Zyrtare e Zyrës së Karrierës
MA Hajdin Ujkani
MA Hajdin UjkaniStudent Services Officer
BA Edmond Pruthi
BA Edmond PruthiDrejtor i programit LSE/Dekan i studentëve
MA Malësore Gashi
MA Malësore GashiHead of IT
BA Shkëndie Loxha
BA Shkëndie LoxhaZyrtare për Shërbime Studentore/Asistente në Zyrën e Financave
Bonita Rexhepi
Bonita RexhepiZyrtare në zyrën e mësimit
MSc. Dorina Kralani
MSc. Dorina KralaniSekretare e Përgjithshme
BA Melisa Ramadani
BA Melisa RamadaniKëshilltare për studentë / Asistente për hulumtime
BA Rita Sekiraqa
BA Rita SekiraqaKoordinatore e Departamentit Menaxhim Biznesi/LSE