Aktivitetet në kuadër të muajit të Sigurisë Kibernetike në Kolegjin Riinvest
Gjatë javës së kaluar në kuadër të muajit të Sigurisë Kibernetike, në Kolegjin Riinvest janë mbajtur disa ligjërata tematike:
📌 Sulmet Distributed Denial of Services (DDoS) me Dardan Behluli – Ekspert i Sigurisë Kibernetike në IPKO.
📌 Si i menaxhojnë kompanitë e mëdha testimet e tyre të sigurisë kibernetike? me Lis Tahirbegolli, Analist i Sigurisë Kibernetike
📌 Cyber Hygiene me Erblind Morina, i cili është një bashkëpunëtor i Chevening dhe bashkëthemelues i Sense Cyber Research Center
Falënderojmë të gjithë ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre në këto ligjërata tematike, të cilat janë shumë të rëndësishme me qëllim të vetëdijesimit të individëve për mbrojtje në internet pasi kërcënimet ndaj teknologjisë dhe të dhënave konfidenciale janë duke u bërë çdo herë e më të zakonshme.