Infrastruktura

Kolegji Riinvest gjendet në qendër të Prishtinës, duke ju ofruar të gjithë studentëve qasje të shpejtë dhe të lehtë, me kushte të mirëfillta për studime.

Kolegji Riinvest ka infrastrukturë modern, të pajisur me teknologji dhe mjete adekuate mësimore për zhvillimin e procesit mësimor. Çdo sallë posedon së paku kompjuter dhe projektor, ndërsa lëndët të cilat trajtojnë çështje të sistemeve informatike dhe financiare (Kontabiliteti), kuantitative (Statistika), mbahen në salla të pajisura me kompjuterë dhe softëare adekuatë për përpunimin dhe analizën e të dhënave. Në anën tjetër, lëndët e shkencave kompjuterike ofrohen përmes laboratorëve kompjuterikë, të cilët janë të hapur që në mëngjes e deri në mbrëmje, e të cilët janë të pajisur me kompjuterë modernë për secilin student.

Mësimet teorike do të mbahen në klasë të madhe me ligjërues. Pjesa praktike e kursit mund të bëhet kryesisht në laboratorët kompjuterikë me numër të mjaftueshëm të asistentëve/tutorëve në të cilët çdo 10 studentë kanë një tutor gjatë punës në laborator.

Përveç kësaj, kolegji ka në dispozicion edhe bibliotekën e cila ofron të gjithë librat që përfshihen në syllabuset e lëndëve që ofrohen. Biblioteka ofron hapësirë për lexim, duke mbështetur kështu zhvillimin e vazhdueshëm të studentëve. Studentët kanë qasje në tri resurse elektronike nga librari të ndryshme online siç është Athens apo JStore, IMS Library dhe NEJM Library Hub, të cilat mund t’i shfrytëzojnë për hulumtim në projekte/detyra.

Kolegji Riinvest ofron:

  • Salla moderne për ligjërim
  • Pajisje elektronike konform nevojave mësimore
  • Burime dhe sisteme elektronike online
  • Fondin e librave
  • Lokacionin në qendër të qytetit
  • Hapësira për lexim
  • Hapësira për rekreacion