Ligjërata e radhës zgjon interes të madh tek bizneset e sotme dhe operimi në një mjedis të sigurt i tyre!
Jemi te lumtur që kësaj here do të kemi mysafir ligjërues një student të diplomuar nga Kolegji Riinvest i cili sot po punon me shumë kompani të mëdha si “Analist I Sigurisë Kibernetike”, ai është Lis Tahirbegolli, me temën: Si i menaxhojnë kompanitë e mëdha testimet e tyre të sigurisë kibernetike?
“Në këtë prezantim Lisi do të na sjellë informata të detajuara për skenimet automatike që bëjnë kompanitë e mëdha për të detektuar dobësitë që mund të kenë nëpër sistemet e tyre, ndër tjerash ai do të na tregojë se si shpesh kjo teknikë rezulton e papërdorshme krahas shumë dobësive që ekzistojnë, e si pastaj na vjen në ndihmë testimi manual ‘manual pentesting’ dhe përse aq shumë kanë nevojë kompanitë për këto lloje testimesh.”
Ligjërata do të mbahet në Bibliotekën e Kolegjit Riinvest më 27 Tetor, nga ora 17:00, ju presim duke uruar të përfitoni më të mirën nga eksperienca e të tjerëve!