Në kuadër të muajit për Siguri Kibernetike (Cyber Security Month), Kolegji Riinvest ka organizuar disa ligjërata tematike, me qëllim të vetëdijesimit të individëve për mbrojtje në internet pasi kërcënimet ndaj teknologjisë dhe të dhënave konfidenciale janë duke u bërë çdo herë e më të zakonshme.
Ligjërata e parë e cila do mbahet në kuadër të këtij muaji është ajo me Dardan Behluli – Ekspert i Sigurisë Kibernetike në Kompaninë IPKO, i cili do trajtojë sulmet Distributed Denial of Services (DDoS).
Në këtë ligjëratë do jenë të pranishëm edhe ekipi i ICT-së së IPKO-s me të cilët Kolegji Riinvest ndanë një bashkëpunim mjaft të frytshëm për shumë vite.
Jemi të lumtur që studentët tanë të kenë mundësinë të dëgjojnë nga rastet reale në tregun e punës!
Ju presim sot, me datë 26 Tetor nga ora 17:00 në Bibliotekën e Kolegjit Riinvest!