Erion Cakolli, praktikant në departamentin e IT-së në Kolegjin Riinvest
Erioni është student në departamentin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është i angazhuar në punë praktike në departamentin e IT-së.
“Gjatë punës praktike në Kolegjin Riinvest kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë që më ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive teknike dhe të buta.
Do të ua rekomandoja studentëve të tjerë që të mos hezitojnë të aplikojnë sepse nga kjo mundësi do të përfitojnë aftësi të cilat mund të shërbejnë si orientim profesional në të ardhmen.
Falënderoj Kolegjin Riinvest për mundësinë e dhënë” .