MA Menaxhment

Profilet:

Në përputhje me zhvillimet më të fundit ekonomike në vend dhe në mbarë botën, programi Master i ofruar nga Kolegji Riinvest është një program i veçantë që karakterizohet nga kurse bashkëkohore, literatura moderne, metoda moderne kërkimore, staf me përvojë ndërkombëtare, komunikim i vazhdueshëm me studentë, publikime shkencore, zhvillim projektesh, si dhe mundësi për studime jashtë vendit.

Studimet Master në Kolegjin Riinvest zgjasin dy vjet, ndërsa forma modulare e ligjëratës aplikohet gjatë gjithë studimeve.

Në këtë program dyvjeçar, jo vetëm që do të fitoni njohuri për menaxhimin e organizatave, por do të keni mundësinë të specializoheni në një nga fushat që ju interesojnë.

Gjatë gjithë këtij programi ju do të ofroni këshilla të drejtpërdrejta për bizneset, përmes detyrave dhe projekteve të Kolegjit Riinvest. Do të merrni pjesë në hulumtimin e Institutit Riinvest dhe do të krijoni një rrjet të gjerë bashkëpunimesh.

Programi Master në Menaxhim ofron studime të avancuara dhe bashkëkohore të menaxhimit, një qasje që do t’u mundësojë studentëve të aplikojnë njohuritë, aftësitë dhe metodologjitë kërkimore, si dhe strategjitë brenda organizatave bashkëkohore të biznesit.

1st Year 2nd Year