Mbahet mbledhja e parë e Komisionit për Kërkim Shkencor, ku u mblodhën katër nga anëtarët e Komisionit të zgjedhur në bazë të vendimit të Këshillit Akademik: Albin Ahmeti, Gëzim Turkeshi, Ruzhdi Halili dhe Bletina Lepaja.
Komisioni ka diskutuar për formimin e institutit kërkimor, ku nga anëtarët është dhënë si propozim formimi i grupit të Data Science, duke qenë se është një fushë interdiciplinare dhe të gjithë profesorët kanë mundësi të përfshihen dhe të kontribuojnë.
Temë tjetër e diskutuar ishte edhe Simpoziumi i temave master, të cilën anëtarët e panë si të rëndësishme për arsyje se do të shërbente si një lloj filteri për t’i udhëzuar studentët për përmirësimet që duhet bërë dhe për t’i ri-orientuar ata në këtë drejtim.
Më tutje u diskutua për tematikat dhe strategjinë e Kërkimit Shkencor, me ç’rast u përmenden resurset që janë në dispozicion si: Horizon 2020, Twinning Western Balkans dhe projektet Erasmus.
Në fund të mbledhjës u diskutua edhe për formimin e stafit të hulumtuesve të rinj që duhet të përbëhet nga asistentët. Si strategji u propozua të bëhet përzgjedhja e asistentëve më të mirë, si dhe tërheqja e studentëve shembullor si potencial për asistentë në të ardhmën.
Sipas konkluzioneve të Komisionit, në mbledhjet e rradhës do të definohet instituti për kërkim shkencor, si dhe do të organizohet simpoziumi i temave master që do të ndikojë në rritje të kualitetit dhe në përmirësim të implementimit të këtij procesi. Gjithashtu, në të ardhmën do të bëhet edhe hapja e pozitave si Research Assistant dhe Full-time Teaching Assistant, në kolegjin Riinvest.