Studentja Rita Zhubi nga programi BSc. Economics and Politics i University of London / London School of Economics të cilin e ofron Kolegji Riinvest si qendër e validuar mësimi, gjatë javës së kaluar ka marrë pjesë në Akademinë për Politika Publike dhe Sociale të organizuar nga Instituti Musine Kokalari.
Kjo akademi fokusohet në diskutimin e çështjeve si nacionalizmi, ideologjitë politike, politikat mjedisore dhe të drejtat e njeriut.
Rita shprehet se ka qenë kënaqësi pjesëmarrja dhe diskutimi i këtyre çështjeve me profesionistë dhe të rinj të profileve të ndryshme.
Rita gjithashtu mori pjesë në konferencën “Truths that are denied” të organizuar në Beograd nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut. Në këtë konferencë në të cilën morën pjesë të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Rumania, Hungaria, Çekia dhe Bullgaria u diskutua për ndërtimin e paqes dhe demokracisë si dhe për përpjekjet kundër lartësimit të kriminelëve të luftës.