Sumeja Fejza, praktikante në departamentin e Burimeve Njerëzore (People, Culture and Learning) në Raiffeisen Bank
Sumeja është studente në programin Menaxhim Biznesi në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është e angazhuar si praktikante në departamentin e Burimeve Njerëzore (People, Culture and Learning) në Raiffeisen Bank.
Sumeja ndër tjerash potencon që është duke kaluar shumë mirë në punën aktuale dhe me sigurinë më të plotë pohon që studentët e Kolegjit Riinvest janë duke shkëlqyer kudo që janë prezent!
Përkushtimi dhe angazhimi i Sumejës gjatë studimeve ka bërë që ajo të jetë edhe bursiste në Kolegjin Riinvest për tri vite radhazi.
Suksese Sumeja!