Zyra e Karrierës

Zyra e Karrierës konsiderohet si rrugë nisje nga përgatitja e studentit për zhvillimin dhe rritjen e karrierës në tregun e punës.

Zyra e Karrierës është projektuar në atë menyrë që të ndihmohen studentët në zhvillimin e karrierës. Qëllimi i kësaj zyreje është që të ofrojë shërbime që të ua lehtësojë studentëve aplikimin e tyre në pozita për pune, praktikë e trajnime. Poashtu, ka një tendencë që të ua balancojë psikologjinë e tyre se çfarë dëshirojnë dhe çfarë munden, ku me këtë mbështetet secili student i kolegjit.

Misioni i Zyrës së Karrierës është që të iu shërbejë nevojave të studentëve për zhvillim të karrierës, duke ofruar dhe siguruar shërbime me cilësi nëpërmjet konsultimeve, këshillimit dhe bashkëpunimeve, për të qenë sa më i lehtë procesi i të mësuarit dhe avancimit të tyre, me qëllim të zhvillimit profesional.

Zyra Karrierës ka për qëllim:

  • Të bëjë lidhjen e aftësive të studentëve me tregun e punës
  • Të inkurajojë studentët të aplikojnë për aktivitete, punë vullnetare, mundësi praktike
  • Të ndihmojë dhe t’i kushtojë vëmendje të veçantë përgatitjes së rezymeve, formateve të CV-ve, letrës së motivimit dhe paraqitjen e studentëve nëpër intervista
  • Të informojë vazhdimisht në lidhje me konkurset sa më të përshtatshme për profilin e tyre
  • Të organizojë sesione tematike
  • Të organizojë takime bashkëbisedimi me studentët për zgjedhjet e tyre në karrierë.

Ekipi ynë

MA Drenushë Murtezi Berisha
MA Drenushë Murtezi BerishaZyrtare për çështje akademike/Zyrtare e Zyrës së Karrierës