Kolegji Riinvest ri-akreditohet në nivel institucional

Kolegji Riinvest ri-akreditohet në nivel institucional Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka shqyrtuar kërkesën e Kolegjit Riinvest për ri-akreditim institucional dhe duke u bazuar në raportin përfundimtarë të ekspertëve ndërkombëtarë të Akreditimit, është vendosur që Kolegji Riinvest të ri-akreditohet për periudhën tre (3) vjeçare. #vlerë  

Kolegji Riinvest ri-akreditohet në nivel institucional2023-04-07T08:44:44+00:00

Studentët e Kolegjit Riinvest vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësinë e shkëmbimit semestral në universitetet partnere

Studentët e Kolegjit Riinvest vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësinë e shkëmbimit semestral në universitetet partnere. Liza Hyseni, studente në programin Menaxhim Biznesi ka përfituar nga mundësia e shkëmbimit semestral në Università Politecnica delle Marche në Ankona të Italisë. “Përvoja ime gjatë studimit të Analizën Ekonomike për Biznes në Kolegjin Riiinvest ka qenë jashtëzakonisht e vlefshme në përgatitjen time për studimet e mëtutjeshme. Kurrikula është krijuar për t'u dhënë studentëve një kuptim gjithëpërfshirës të parimeve ekonomike dhe se si ato zbatohen në situatat e biznesit në botën reale. Të qenit në vitin e tretë të studimeve më ka lejuar të mësoj më shumë [...]

Studentët e Kolegjit Riinvest vazhdojnë të shfrytëzojnë mundësinë e shkëmbimit semestral në universitetet partnere2023-04-04T13:41:55+00:00

Fotografimi për pano për absolventët e vitit akademik 2022 / 2023

Njoftojmë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të Kolegjit Riinvest që fotografimi për pano për absolventët e vitit akademik 2022 / 2023 do realizohet deri me 30.04.2023. Fotografimi do realizohet në Foto Nesha në Bulevardin Nënë Tereza, përballë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Fotografimi për pano për absolventët e vitit akademik 2022 / 20232023-03-24T11:30:53+00:00

Arbër Lutolli mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike

Arbër Lutolli mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike. Ai ka mbrojtur temën e diplomës "Zhvillimi i cryptocurrency staking" me sukses të dalluar. Nën mentorimin e profesorit Ramadan Dervishi, Kolegjit Riinvest iu shtua edhe një temë me shumë vlerë e punuar me shumë përkushtim nga Arbëri. #vlerë

Arbër Lutolli mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike2023-03-17T11:44:23+00:00

Kolegji Riinvest merr pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë

Kolegji Riinvest merr pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë. Stafi i Kolegjit Riinvest ka marrë pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë të organizuar nga KosovaJob, kjo edhe si rrjedhojë e bashkëpunimit të mirëfilltë në mes të dy institucioneve. Gjatë kësaj punëtorie, ndër tjerash stafi kanë pasur mundësi të përfitojnë trajnim nga profesionistë të fushës mbi ngritje të kapaciteteve të brendshme, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të mundësive dhe shërbimeve që [...]

Kolegji Riinvest merr pjesë në punëtorinë për zhvillimin e kapaciteteve të Qendrave për Zhvillim të Karrierës të Institucioneve te Arsimit të Lartë në Kosovë2023-03-15T09:38:03+00:00

Hapet thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të Rinjë (Youth Innovators Program)

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të Rinjë (Youth Innovators Program) me mbështetjen e GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC). Programi i Inovatorëve të Rinj (YIP) është një program trajnimi dhe mentorimi ndëruniversitar, tre mujor, i cili ofrohet për të mbështetur studentët më të zgjuar dhe kreativë nga tetë universitete dhe kolegje në Kosovë për të transformuar kërkimin, tezën ose prototipet në produkte dhe biznese të zbatueshme dhe të realizueshme. Kjo iniciativë “Crosscience Initiative” vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së krijuar mes GIZ ITP Digital Transformation Center (DTC), Universiteteve dhe Kolegjeve në [...]

Hapet thirrja për aplikim për Programin e Inovatorëve të Rinjë (Youth Innovators Program)2023-03-15T09:47:59+00:00

Engjëll Gashi drejtor ekzekutiv i kompanisë AE Group LLC, storie suksesi.

Engjëll Gashi drejtor ekzekutiv i kompanisë AE Group LLC, storie suksesi. Engjëlli është në përfundim të studimeve Master në programin "Shkenca e Avancuar e të Dhënave" në Kolegjin Riinvest dhe njëkohësisht është i angazhuar si asistent në Kolegjin Riinvest nga viti 2021. Engjëlli po ashtu ka përfunduar edhe studimet Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike po në Kolegjin Riinvest. Ai drejton kompaninë AE Group LLC, kompani e cila merret me shërbime digjitale dhe zhvillim të bizneseve me fokus tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është aksionar ne Trimera Interactive, kompani ndërkombëtare zhvilluese me bazë në Irlandë. Po ashtu zotëron [...]

Engjëll Gashi drejtor ekzekutiv i kompanisë AE Group LLC, storie suksesi.2023-03-15T09:56:30+00:00

Mbahet Konferenca Studentore 2023 në Kolegjin Riinvest

Mbahet Konferenca Studentore 2023 në Kolegjin Riinvest Ditën e hënë në Kolegjin Riinvest është zhvilluar Konferenca Studentore 2023, ku studentët e vitit të tretë të programit Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike kanë prezantuar projektet e tyre aplikative të zhvilluara gjatë studimeve. Studentët kanë pasur rastin që këto projekte t’i prezantojnë para profesorëve dhe kompanive me të cilat Kolegji Riinvest ka bashkëpunim, të cilat kompani kanë treguar edhe interesim për zhvillimin e mëtutjeshëm të disa prej projekteve. Falënderojmë shumë profesorin Astrit Desku dhe asistentin Ardenis Idrizi për mentorimin e punës së studentëve dhe organizimin e kësaj konference. Faleminderit dhe përkrahësve të këtij organizimi [...]

Mbahet Konferenca Studentore 2023 në Kolegjin Riinvest2023-03-15T09:56:43+00:00

Erion Cakolli, praktikant në departamentin e IT-së në Kolegjin Riinvest

Erion Cakolli, praktikant në departamentin e IT-së në Kolegjin Riinvest Erioni është student në departamentin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është i angazhuar në punë praktike në departamentin e IT-së. "Gjatë punës praktike në Kolegjin Riinvest kam kaluar një eksperiencë shumë të mirë që më ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive teknike dhe të buta. Do të ua rekomandoja studentëve të tjerë që të mos hezitojnë të aplikojnë sepse nga kjo mundësi do të përfitojnë aftësi të cilat mund të shërbejnë si orientim profesional në të ardhmen. Falënderoj Kolegjin Riinvest për mundësinë e dhënë" . #vlerë

Erion Cakolli, praktikant në departamentin e IT-së në Kolegjin Riinvest2023-03-15T09:56:56+00:00

Diskutim i veçantë, me folës mysafir z. Wilhelm Patzner, MBA, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së njohur multinacionale me qendër në Austri, EXPRESS-Sped Rail & Logistics GmbH

Në lëndën “Biznesi Ndërkombëtar” të ligjëruar nga Dr. Fisnik Reçica, u mbajt diskutim i veçantë, me folës mysafir z. Wilhelm Patzner, MBA, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së njohur multinacionale me qendër në Austri, EXPRESS-Sped Rail & Logistics GmbH. Z. Patzner ndau me studentët njohuritë dhe përvojat e tij të jashtëzakonshme në menaxhim të biznesit ndërkombëtar, me theks në faktorët që ndikojnë suksesin në tregje ndërkombëtare, përfshirë ndikimin e konsumatorëve, kulturës, politikave që influencojnë biznesin ndërkombëtar, zhvillimin e resurseve njerëzore në tregje të jashtme, mënyrat e financimit, etj.

Diskutim i veçantë, me folës mysafir z. Wilhelm Patzner, MBA, Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së njohur multinacionale me qendër në Austri, EXPRESS-Sped Rail & Logistics GmbH2023-03-15T09:52:21+00:00
Go to Top