Mbahet simpoziumi i radhës me studentët të cilët janë duke punuar në temat e nivelit master.

Në Kolegjin Riinvest mbahet simpoziumi i radhës me studentët të cilët janë duke punuar në temat e nivelit master. Në këtë simpozium u prezantua puna e studentëve në pjesë të ndryshme të hulumtimit. Qëllimi i këtyre simpoziumeve është që stafi ynë profesional të i mbështes studentët tanë në rrugëtimin e fundit të nivelit master - temën e diplomës. #research #students

Mbahet simpoziumi i radhës me studentët të cilët janë duke punuar në temat e nivelit master.2023-03-14T12:15:34+00:00

Aktivitetet e klubeve studentore

Krahas angazhimit në studime, studentët tanë janë angazhuar në krijimin e klubeve studentore të cilat kanë për qëllim të promovojnë formësimin e aftësive të studentëve. Aktivitetet e klubeve studentore luajnë një rol vendimtar në përcaktimin dhe kanalizimin e pasionit dhe interesit të studentëve, shumë përtej ndjekjes së tyre akademike. Aktivitetet jashtëshkollore që organizohen në mënyrë rutinore nga këto klube u mësojnë studentëve mësime praktike të jetës, duke i bërë ata jo vetëm të gatshëm për punë, por edhe përmes përfshirjes në këto klube, të plotësojnë studimet akademike duke takuar miq të rinj dhe duke fituar përvojë të vlefshme.

Aktivitetet e klubeve studentore2023-03-14T12:07:24+00:00

Të drejtat e studentëve

Studentët kanë të drejtë: a) Të ndjekin leksione, seminare dhe të gjitha veprimtaritë e tjera mësimore, të organizuara në përputhje me statusin e tyre; b) Të përdorin mjedise në biblioteka, salla kompjuterash dhe shërbime të tjera që ofrohen për studentët nga institucioni: c) Të kërkojë orë suplementare konsultimesh me pedagogët e lëndëve për çfarëdolloj problem që ka paqartësi apo kërkon mbështetje akademike. d) Të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e institucionet parashikuar për studentë, në përputhje me këtë ligj dhe statusin e institucionit: e) Të shprehin opinionin e tyre për cilësinë e mësimdhënies dhe punën e personelit akademik të institucionit. [...]

Të drejtat e studentëve2022-06-14T19:46:28+00:00

Angazhimi i studentëve

Angazhimi i studentëve në qeverisjen e arsimit të lartë dhe sigurimin e cilësisë duhet të bazohet në këto parime: · Pavarësia · Të qenit të hapur · Demokracia · Përfaqësimi · Transparenca · Integriteti · Studenti si partner · Gjithë përfshirja dhe diversiteti · Konsiderimi i studentëve si bashkë krijues · Kolegjialiteti dhe barazia e vlerësimit · Profesionalizmi dhe mbështetja · Informata kthyese · Vetë kritika dhe përmirësimi · Konsistenca   Kolegji Riinvest sigurohet që të përmbushë të gjitha kriteret e lartëpërmenduara me qëllim që studentët tanë të kenë një zhvillim dhe cilësi sa më të mirë për të [...]

Angazhimi i studentëve2022-07-18T11:10:44+00:00

Dita Ndërkomëtare e Vajzave në TIK 2022

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, me iniciativën e Komunës së Prishtinës u bashkuan 15 organizata që kontribuojnë në promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në TIK çdo ditë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e aktiviteteve të kolegjit Riinvest. 26-28 Prill. #VAJZATNËTIK22.

Dita Ndërkomëtare e Vajzave në TIK 20222022-04-26T10:39:43+00:00

Kolegji Riinvest dhe Risk Smart Professional

Kolegjit Riinvest i shtohet në listë edhe një bashkëpunim me Risk Smart Professional. Risk Smart Professional LLC është partneri i vetëm zyrtarë i Association of Certified Anti-Money Laundering Specialist (ACAMS) me bazë në SHBA, Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që studentët e Kolegjit Riinvest të kenë qasje në certifikime dhe trajnime në fushën e luftimit të krimeve financiare, të rangut botërorë me pikësynim përkrahjen e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovarë. Çertifikimet janë vlerë e shtuar për studentët e Kolegjit Riinvest të cilat mundësojnë dhe lehtësojnë punësimin dhe avancimin e studentëve në karrierën profesionale. Çdo hap i [...]

Kolegji Riinvest dhe Risk Smart Professional2022-06-14T13:52:53+00:00

Mbledhja e Parë e Komisionit për Kërkim Shkencor

Mbahet mbledhja e parë e Komisionit për Kërkim Shkencor, ku u mblodhën katër nga anëtarët e Komisionit të zgjedhur në bazë të vendimit të Këshillit Akademik: Albin Ahmeti, Gëzim Turkeshi, Ruzhdi Halili dhe Bletina Lepaja. Komisioni ka diskutuar për formimin e institutit kërkimor, ku nga anëtarët është dhënë si propozim formimi i grupit të Data Science, duke qenë se është një fushë interdiciplinare dhe të gjithë profesorët kanë mundësi të përfshihen dhe të kontribuojnë. Temë tjetër e diskutuar ishte edhe Simpoziumi i temave master, të cilën anëtarët e panë si të rëndësishme për arsyje se do të shërbente si një lloj [...]

Mbledhja e Parë e Komisionit për Kërkim Shkencor2022-03-23T14:20:19+00:00

Panairi i Punës

Në Kolegjin Riinvest kemi organizuar Panairin e Punës, me qëllim të mirëpritjes së kompanive të ndryshme dhe takimit me studentë që kanë interes për pozitat e hapura nga ta. Tash e sa kohë studentët njoftohen rreth mundësive për punësim apo praktikë andaj kësaj here të dy palët kanë mundësi të takohen fizikisht. Panairi i Punës përfaqëson përpjekje të Kolegjit Riinvest për të mbuluar disa aspekte të tregut aktual të punës në Kosovë. Data 11.03.2022 ishte dedikim për mundësitë e punësimit dhe ndërtimin e karrierës, plot mundësi për të krijuar kontakte dhe përmbajtje të vlefshme për aspektin profesional. Gjithë kjo nuk do [...]

Panairi i Punës2022-03-23T13:44:35+00:00

Stafit akademik të Kolegjit Riinvest i bashkohet profesor Dren Qerimi

Stafit akademik të Kolegjit Riinvest i bashkohet profesor Dren Qerimi Stafit akademik të Kolegjit Riinvest i bashkohet profesor Dren Qerimi, i cili ka doktoraturën në Inxhinieri Nukleare, Radiologjike dhe Plazmatike në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign. Gjatë doktoraturës ai ka krijuar një teknologji të re për përdoruesit dhe avancimin e procesorëve në industrinë e përçuesve, më gjykues me fokus në teknologjinë më të re të prodhimit të procesorëve me anë të litografisë ekstreme ultravioletë, për të kuptuar se ka publikuar disa punime shkencore. Tani prof. Dreni është duke punuar si shkencëtar në Lam Research, kompania e [...]

Stafit akademik të Kolegjit Riinvest i bashkohet profesor Dren Qerimi2022-02-23T15:40:08+00:00

Mbledhja e Këshillit Akademik

Mbahet Mbledhja e Këshillit Akademik Mbahet Mbledhja e Këshillit Akademik të Kolegjit RiinvestMe datë 12.02.2022 është organizuar Mbledhja e radhës e Këshillit Akademik të Kolegjit Riinvest. Në bazë të Statutit të Kolegjit, Këshilli Akademik është autoriteti më i lartë për trajtimin e çështjeve mësimore dhe kërkimit shkencor. Në këtë mbledhje morrën pjesë të gjithë bartësit dhe përfaqësuesit e programeve akademike dhe kërkimit shkencor dhe përfaqësuesit e studentëve.Këshilli është njoftuar dhe ka shqyrtuar Raportin Semestral dhe Vjetor të CIlësisë, indikatorët e përformancës institucionale, programore dhe të shërbimeve studentore, mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ndikimin e pandemisë Covid-19.Këshilli ka [...]

Mbledhja e Këshillit Akademik2022-02-21T15:10:16+00:00

Title

Go to Top