Bulza Rexhepi, instruktore programimi në Algorithmics Prishtina

Bulza Rexhepi, instruktore programimi në Algorithmics Prishtina Bulza është studente në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është e angazhuar si instruktore programimi në Algorithmics Prishtina, shkollë programimi për fëmijët e moshës 6 deri 17 vjet. Algorithmics Prishtina operohet nga CAT CODE & TECH. Përkushtimi dhe angazhimi i Bulzës gjatë studimeve ka bërë që ajo të jetë edhe bursiste në Kolegjin Riinvest për tri vite radhazi. Ne jemi shumë të lumtur me arritjet e studentëve tanë dhe kontributin që ata janë duke dhënë në shoqëri dhe në komunitetin e teknologjisë informative. Suksese Bulza! #vlerë

Bulza Rexhepi, instruktore programimi në Algorithmics Prishtina2023-03-14T12:57:08+00:00

Kolegjit Riinvest i shtohet në listë edhe një bashkëpunim me PBC Academy

Kolegjit Riinvest i shtohet në listë edhe një bashkëpunim me PBC Academy. PBC Academy , e cila është e akredituar nga Agjencia Kombëtare e Kualifikimit (AKK) dhe e licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ofron edukim profesional, trajnime dhe zhvillim nismash afariste (Startups) në TIK. Falë kësaj marrëveshje Kolegji Riinvest dhe PBC Academy do kenë mundësi të punojnë së bashku për të ofruar studime cilësore me kurrikulë moderne të teknologjisë informative. #vlerë  

Kolegjit Riinvest i shtohet në listë edhe një bashkëpunim me PBC Academy2023-03-15T10:02:50+00:00

Riinvest International is a Recognized Teaching Center of the University of London

Riinvest International is a Recognized Teaching Center of the University of London that offers the programs BSc Data Science and Business Analytics and BSc Economics and Politics. #riinvestinternational #londonschoolofeconomics #riinvest

Riinvest International is a Recognized Teaching Center of the University of London2023-03-15T10:03:02+00:00

Albin Breznica mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike

Albin Breznica mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike. Ai ka mbrojtur temën e diplomës "Programuesit e rremë dhe efekti i tyre në një kompani programuese" me sukses të dalluar. Nën mentorimin e profesoreshës Albnora Hoti Krasniqi, Kolegjit Riinvest iu shtua edhe një temë me shumë vlerë e punuar me shumë përkushtim nga Albini, i cili po ashtu ka qenë student i dalluar përgjatë tri viteve të studimit. #vlerë

Albin Breznica mori titullin Bachelor i Shkencave në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Softuerike2023-03-15T10:03:13+00:00

Mbahet simpoziumi i radhës me studentët të cilët janë duke punuar në temat e nivelit master.

Mbahet simpoziumi i radhës me studentët të cilët janë duke punuar në temat e nivelit master. Në këtë simpozium u prezantua puna e studentëve në pjesë të ndryshme të hulumtimit. Qëllimi i këtyre simpoziumeve është që stafi ynë profesional të i mbështes studentët tanë në rrugëtimin e fundit të nivelit master - temën e diplomës.

Mbahet simpoziumi i radhës me studentët të cilët janë duke punuar në temat e nivelit master.2023-03-14T12:49:18+00:00

Mirëjetë Kastrati në Western Balkan Digital Summit

Mirëjetë Kastrati është studente e vitit të tretë në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest. Ajo ka marrë pjesë në "Western Balkan Digital Summit" në punëtorinë “Mësoni nga Shpikësit e Ardhshëm” në cilësinë e instruktores së programimit në Akademia jCoders. Gjatë këtij samiti nxënësit e jCoders të moshave 10-16 vjeç nën udhëheqjen e Mirëjetës po u mësojnë vizitorëve programim, elektronikë dhe 3D dizajn. Ne jemi shumë krenarë me studentët tanë! Suksese Mirëjetë!

Mirëjetë Kastrati në Western Balkan Digital Summit2023-03-14T12:44:10+00:00

Enisa Bekteshi Bahtiri ligjëruese në PËRPROGRAMERA

Enisa Bekteshi Bahtiri ligjëruese në PËRPROGRAMERA. Enisa është studente në Shkenca Kompjuterike në Kolegjin Riinvest dhe aktualisht është e angazhuar si ligjëruese në PËRPROGRAMERA ku do ketë mundësinë të ua mësojë artin e kodimit, pjesës më të ëmbël të shoqërisë, fëmijëve. “Zgjedhja e drejtimit të studimeve është vendimi më i rëndësishëm në jetë, mirëpo falë angazhimeve të stafit mësimdhënës dhe programit shumë të avancuar jam e lumtur që të ardhmen time profesionale ia besova Kolegjit Riinvest. Frytet e përzgjedhjes time kam filluar t'i shoh në vendin tim të punës nga mësimet e fituara!” Përkushtimi dhe angazhimi i Enisës gjatë studimeve ka [...]

Enisa Bekteshi Bahtiri ligjëruese në PËRPROGRAMERA2023-03-14T12:38:58+00:00

Banka Raiffeisen ka organizuar eventin RISE OPEN DAY

Banka Raiffeisen ka organizuar eventin RISE OPEN DAY, me qëllim të njoftimit të studentëve me programin RISE – Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers. Në këtë event kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i studentëve të Kolegjit Riinvest. Përgjatë këtij eventi studentët janë njoftuar në detaje lidhur me specifikat e programit, kriteret për pranim, benefitet e trajnimet, kanë pasur mundësi të takohen për së afërmi me profesionistë të fushës së teknologjisë së informacionit të cilët punojnë në Raiffeisen Bank dhe po ashtu janë njoftuar edhe me ambientet e punës në këtë institucion.

Banka Raiffeisen ka organizuar eventin RISE OPEN DAY2023-03-14T12:37:46+00:00

Dita informuese për programet e London School of Economics të ofruara ekskluzivisht nga Kolegji Riinvest

Sot është mbajtur dita informuese për programet e London School of Economics të ofruara ekskluzivisht nga Kolegji Riinvest. Në këto takime stafi menaxhues dhe akademik njoftuan të interesuarit për programet dhe mundësitë e ofruara nga këto programe. Falënderojmë Prof. Visar Vokrri dhe Prof. Fitim Mulolli për pjesëmarrjen në takim. KONTAKTONI: 038-224-322 #riinvestcollege #riinvestinternational #londonschoolofeconomics #universityoflondon #applynow #studywithus #datascience #economics #politics

Dita informuese për programet e London School of Economics të ofruara ekskluzivisht nga Kolegji Riinvest2023-03-14T12:32:36+00:00

Raiffeisen Bank ka lansuar programin RISE – Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers

Raiffeisen Bank ka lansuar programin RISE – Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers, që ka për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e studentëve nga fusha e teknologjisë së informacionit në Kosovë, përmes ofrimit të bursave dhe punës praktike. • 1200 Euro Bursë • Punë Praktike me Pagesë • Trajnime nga ekspertë të fushës • Mentorim • & benefite të tjera Në këtë program, falë marrëveshjes mes Kolegjit Riinvest dhe Bankës Raiffeisen mund të aplikojnë të gjithë studentët e Kolegjit Riinvest që janë duke studiuar Shkenca Kompjuterike apo fushë të ngjashme! Data për aplikim: 1 deri 14 Shtator, 2022 Për më shumë informata [...]

Raiffeisen Bank ka lansuar programin RISE – Raiffeisen Internship & Scholarship for Engineers2023-03-14T12:29:19+00:00
Go to Top